AKTUALE

Xhaferi me bashkëpunëtorë në Likovë, përurojnë disa projekte

Kryeministri Talat Xhaferi i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe kreun e Komunës së Likovë, Erkan Arifi, deputetin e zonës, Berat Ajdari, ministrin e Arsimit, Jeton Shaqiri dhe zv. Ministrin Agim Nuhiu kanë përuruar çerdhen më të madhe në territor të komunës së Likovës.

Kryeministri në fjalimin e tij tha se objekti është bashkëkohor me efikasitet energjetik dhe se çerdhja në fjalë kap vlerën e investimit prej 960 mijë eurove.

“Inevstimi i plotë kap vlerën e 960 mijë eurove. Objekti është ndërtuar në një sipërfaqe prej 560 metërsh katrorë dhe në të do të mund të përkujdesen fëmijë deri në moshën 6 vjeçare. Kopshti do të ketë edhe kuzhinën e vet me kapacitet për përgatitjen e 100 deri në 200 vakteve në ditë. Është objekt bashkëkohor me efikasitet energjetik”, tha mes tjerash Xhaferi.

Përveç kësaj, Xhaferi me bashkëpunëtorë vizitoi edhe shkollën e mesme, Ismet Jashari dhe përuruan edhe asfaltimin e rrugës tek penda e Likovës po do të vazhdojnë edhe mne disa projekte tjera.

Banner

Related posts

Krenar Lloga: Gëzuar 3 Maji – Dita Botërore e Lirisë së Mediave të gjithë gazetarëve

Gjyla Halili

Zgjedhje të parakohshme lokale në disa komuna?!

Gjyla Halili

Deputetja Ajdari në takim me ministren daneze për çështje Evropiane znj. Marie Bjer

Gjyla Halili