AKTUALE

Biznesmeni kërçovar Ngadhnjim Sadiku hap pikën e radhës të pompës së benzinës në Zvicër, pritet investim në vendlindje

Biznesmeni i njohur kërçovar, Ngadhnjim Sadiku, ka bërë një hap të rëndësishëm në zgjerimin e biznesit të tij duke hapur pikën e radhës të pompës së benzinës në Zvicër. I njohur për përkushtimin e tij të palodhur, modestinë dhe besnikërinë që e karakterizon, Ngadhnjimi vazhdon të forcojë prezencën e tij në tregun zviceran, duke krijuar mundësi të reja për punësim dhe rritjen e ekonomisë lokale.

Sukseset e tij në Zvicër nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe në vendlindje. Gjithashtu Sadiku po planifikon të zgjerojë aktivitetin e tij ekonomik edhe në Kërçovë, duke investuar në projekte që do të sjellin përfitime të mëdha për komunitetin vendas.

Ngadhnjimi, i cili njihet për thjeshtësinë dhe humanizmin e tij, është një model i shkëlqyer për sipërmarrësit e rinj, duke treguar se me punë të palodhur dhe përkushtim mund të arrihen majat në çdo fushë të biznesit.

Banner

Related posts

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2025, Maqedonia në vendin e 40-të

Gjyla Halili

Lladrovci: VV nuk i ka numrat, duhet një koordinim ndërpartiak

Gjyla Halili

Kështu do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

Gjyla Halili