AKTUALE

Bilall Kasami i ik debatit në TV Koha, kërkon intervistë në selinë e Lëvizjes Besa

Kandidati i Lëvizjes Besa dhe kryetari në ikje i Tetovës, Bilall Kasami, sot i iku edhe përballjes së pestë televizive me kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Tetovën, Bajram Rexhepi.

Pas intervistës së zhvilluar gjatë mesditës në TV Koha, Bajram Rexhepi ka njoftuar stafin e televizionit se nëse Kasami paraqitet mbrëmjen e sotme për një intervistë live, ai është i gatshëm të vijë dhe të përballet publikisht me të, ballë për ballë, për faktet dhe të vërtetën mbi qeverisjen në Tetovë.

Sipas burimeve të sigurta brenda televizionit, kur Kasami është informuar për këtë mundësi përballjeje, ai ka kërkuar që intervista të mos zhvillohet në studio, por në selinë e Lëvizjes Besa në Tetovë, duke e arsyetuar kërkesën me “nevojën për siguri”.

Intervista, sipas informatave tona, ende nuk është incizuar dhe pritet të realizohet në orët në vijim, ndërsa më pas të emetohet në TV Koha.

Ndërkohë, sipas burimeve brenda shtabit të AKI-së, Bajram Rexhepi po planifikon “ta vizitojë” Bilall Kasamin në selinë e Lëvizjes Besa, për t’u përballur aty ku ai ndjehet “më i sigurt” – me faktet, dokumentet dhe të vërtetën për Tetovën.

Banner

Related posts

Azgan Haklaj: Ali Ahmeti strateg i luftës, arkitekt i paqes, simbol i shqiptarisë

Gjyla Halili

Kurti përfundon vizitën në Britani: Jemi me fat që në Pallatin e Westminster kemi shumë miq

admin

BDI: Derisa “Vlen” flen, Kostadinovski i Kushtetueses thellon bashkëpunimin me Serbinë në Beograd

Gjyla Halili