AKTUALE

Bexheti: Mickoski sillet sikur Gjykata Kushtetuese është pronë e tij, ai tallet me interesat shqiptare

Deputeti i Frontit Europian, Blerim Bexheti në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia tha se Fronti Europian po mbron gjuhën shqipe pas ideve paralajmëruese nga kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, që tashmë pritet të zbatohen nga Gjykata Kushtetuese.

“Kryeministri i vendit, pa legjitimitet etnik paralajmëroi abrogimin e neneve për gjuhën shqipe. Në vazhdimësi po ndodh kjo, edhe pas heqjes së balancuesit! Ndaj ne si Front Europian e kemi si obligim që të reagojmë ndaj çdo çështje shqitare që tangon çdo shqiptar. Protestojmë para Gjykatës Kushtetuese sepse ato e kanë një konsesus në këtë narrative anti-shqiptar, ndaj edhe në përmes mjeteve demokratike po mudohemi të mbrojmë gjuhën shqipe”,tha Bexheti.

Bexheti tha se VLEN po bën dezinformim kur thotë që nuk rrezikohet ligji, pasi po të njejtët siç tha ai e keqinformuan edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin duke e bërë pjesë të kësaj situate.

Ai për deklaratat e Mickoskit tha se i njejti po sillet si të jetë pronar i Gjykatës Kushtetuese, duke u tallur me interesat shqiptare.

Banner

Related posts

BDI: Zëvendësministri kukull i Punëve të Brendshme po gënjen: 105 kandidatë shqiptarë kanë aplikuar në shkollën e mesme për polic

Gjyla Halili

Lukoil në “listë të zezë” për tenderë në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Kur zemra e Amerikës flet shqip, vogëlushja Liliana Berishaj i dorëzon Kryeministrit Edi Rama dedikimin e veçantë

Gjyla Halili