AKTUALE

Bexheti: Kjo qeveri nuk ka vullnet politik për respektimin e Marrëveshjes së Ohrit

Deputeti i Frontit Europian, Blerim Bexheti në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia tha se qeveria aktuale nuk ka vullnet politik për respektimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Bexheti shtoi se vazhdimisht kjo qeveri po punon në dëmtimin e të arriturave shqiptare.

“Kjo qeveri po cënon çështjet që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, ndaj kjo qeveri po I sheh këto çështje si eksperimentale, ndaj hapat e kësaj qeverie po shkojnë drejt dëmtimit të kësaj marrëveshje. Kryeministri edhe ministrat e tjerë e shoh që po thirren në atë që shqiptarët do bëjnë destabilizim. Ne arritëm një kompromis në vitin 2001, mirëpo e shoh se tash ka një mungesë vullneti politik nga kjo qeveri që të zbatohet Marrëveshja e Ohrit”, tha Bexheti.

Banner

Related posts

Ganiu: BDI-së së Grubit i ka rënë sistemi

admin

Prezantim i Raportit të Bankës Botërore “Business Ready” dhe rekomandimet për zhvillimin e sektorit privat

Gjyla Halili

Analistët: Talat Xhaferi hap rrugën për një kryeministër me mandat të plotë!

Gjyla Halili