AKTUALE

Bexheti: Kallëzimi penal ndaj meje është me porosi të Mexhtit deri tek Mickoski

Sa i përket kallëzimit penal që u ngrit ditë më parë kundër Blerim Bexhetit, i njëjti në emisionin “Debativ në Shenja”, tha se kjo është një tendencë, është bërë më porosi të Izet Mexhiti deri tek Hristijan Mickoski.

“Kështu që nuk më shqetëson aspak pasi që gjithçka është ligjore, gjithçka, kjo është tendencë për me njollosë asgjë tjetër, apo presion për me hesht, as nuk e kam ndërmend me hesht, as me më njollosë, pasi që konsiderojë që vitet që jam aktiv dhe i zgjedhur qëndrimet e mia janë publike dhe më njohin opinioni dhe qytetarët”, tha Bexheti.

Ai tha se pushteti i keqpërdor organet shtetërore, por shtoi se askush nuk ka të drejtë ti përodrë ato për diskreditim apo për t’i njollosë ato.

“Jam shumë komod aspak nuk më trembin në orientimin tim në atë që besojë që është vlerë pozitive për shqiptarët”, deklaroi më tej Bexheti.

Banner

Related posts

Arrestohen pesë persona, nga të cilët katër janë të mitur, për lajmërimet e rreme për bomba në shkollat e Tetovës

Gjyla Halili

Grubi: VMRO dhe drejtuesit e saj bijnë në mend vetëm nga Ali Ahmeti dhe Fronti Europian edhe atë me fitore rekord prej 30:0 me deputet në favor të Frontit.

Gjyla Halili

Faton Ahmeti : Le të jetë kjo një ditë feste me zgjedhje të lira dhe demokratike

Gjyla Halili