AKTUALE

Avziu: Shumë anëtarë dhe mbështetës të VLEN nga Malësia e Sharrit po i bashkohen BDI-së

Avziu në rrjetin social facebook njofton se shumë anëtarë dhe mbështetës të VLEN nga Malësia e Sharrit po i bashkohen BDI-së.

“Të dashur miq,

Shumë anëtarë nga Malësia e Sharrit dhe qyteti i Tetovës, të pakënaqur me vazalitetin e Vlenit, po i bashkohen kauzës sonë dhe numri i tyre po rritet çdo dit. Në ditët në vijim pritet të na bashkohen edhe shumë ish anëtarë dhe aktivist të tjerë.

Aderimi juaj nuk është thjesht një vendim politik, por një hap i guximshëm! Ju kuptuat mashtrimet e tyre dhe reflektuat në kohë,më mirë vonë se kurrë. Dëmin që shkaktuan ata do e paguajmë të gjithë, por po vijnë ditë më të mira.

Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të drejtë për të gjithë!

Pas çdo mashtrimi ka një të vërtetë, Pas çdo errësire, ka gjithmonë një dritë që ndriçon rrugën, dhe ju jeni të fortë mjaftueshëm për ta gjetur atë.

Mirësevini në Shtëpinë tuaj!

Komandanti Ali Ahmeti ka qenë dhe do të mbetet një simbol i paqes bashkimit dhe unitetit kurrë i përçarjes dhe ndarjes” – shkruan Avziu.

Banner

Related posts

Grubi: Pavarësia e Kosovës, drejtësi e vendosur në vend, triumf i një kauze të pastër për liri

Gjyla Halili

Protesta në Shkup, OVL-UÇK: Deklaratat e Mickoskit nuk tregojnë unitet, por përçarje

Gjyla Halili

Antikorrupsioni i reagon Grubit pasi që i tha se nuk ka besim dhe s’janë të suksesshëm

admin