AKTUALE

Bexheti: Është e rëndësishme që komuniteti shqiptar të mbetet vigjilent, ende ka rrezik

Shefi i grupit parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti thotë se edhe përkundër vendimit të Kushtetueses që të shtyhet seanca për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për Gjuhët, shqiptarët duhet të vazhdojnë të jenë vigjilent. Bexheti falënderoi të gjithë mbështetësit e nismës “Roja e gjuhës”.

“Beteja për mbrojtjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë një çështje e rëndësishme për identitetin dhe kulturën e shqiptarëve në këtë vend. Megjithatë, ende ka sfida dhe rezikun e abrogimit të këtyre ligjeve, sidomos në kontekstin e politikës së brendshme. Disa grupe politike mund të përpiqen të minojnë këto arritje për arsye strategjike ose për fituar poena me politika ditore. Prandaj është e rëndësishme që komuniteti shqiptar të mbetet vigjilent dhe të angazhohet në mbrojtjen e të drejtave të tij gjuhësore dhe kulturore. Aktivizmi, edukimi dhe dialogu me institucionet e pushtetit janë të nevojshme për të siguruar që gjuha shqipe të vazhdojë të ketë një status të njohur dhe të mbrojtur në Maqedoninë e Veriut. Faleminderit gjithë atyre që ishin prezent ditë e natë “Në Roje të Gjuhës Shqipe””, ka shkruar Bexheti.

Banner

Related posts

Fustanet me lidhëse: Krijimet me nyje janë një nga hitet e verës

admin

BDI-Tetovë: Bilall Kasami i ka shëndruar shkollat dhe hapsirat arsimore në shtabe partiake

Gjyla Halili

Një vit nga ndarja nga jeta e Lalës Ilaz/ Ali Ahmeti: Ai fliste pak por punonte shumë, një jetë në shërbim të çështjes kombëtare

Gjyla Halili