AKTUALE

BESA: Vazhdojmë të zgjërohemi, për një natë themeluam 5 nëndegë!

Lëvizja BESA vazhdon fuqishëm me shtrirjen në terren në forcimin dhe organizimin e strukturave për fitoren e madhe të 8 Majit. Sonte, Lëvizja BESA ka riorganizuar nëndegët në Tateshi i Epërm, Dollogozhdë dhe Koroshisht të Strugës, Radushë të Sarajit si dhe në Tearcë- Komuna e Tearcës.

Në prezencë të nënkryetarit Fatmir Limani kryetares së Forumit të Gruas, Melinda Rashidi dhe anëtarëve të kryesisë, kryetar i Tateshit të Epërm u zgjodh Kujtim Jakupi. Në fshatin Dollogozhdë për kryetar nëndege u zgjodh, Berti Mifiti ndërsa në Koroshisht u zgjodh Arton Useini.

Në nëndegën e fshatit Radushë, në prezencë të anëtarit të kryesisë Hasim Murtezani për kryetar u zgjodh Nehas Abdulla.

Ndërsa, në fshatin Tearcë në prezencë të kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, sekretarit organizativ Adnan Azizit si dhe anëtarit të kryesisë qendrore, Shener Bilalli u riorganizua nëndega e këtij fshati, ku për nënkryetar u zgjodh Muhamer Isaku. Një kuvend nëndege që i ngjante një tubimi, tregon edhe njëherë euforinë dhe shpresën që populli e ka tek Opozita Shqiptare dhe se ata menzi e presin ndryshimin e madh të 8 Majit.

Lëvizja BESA
10.02.2024

Banner

Related posts

Ali Ahmeti takon veteranët e LPK-së: “Nuk harrojmë luftëtarin, çlirimtarin, dëshmorin”

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: Mledhja e sotme e komisionit për emërtimin e rrugëve, farsë nën presionin e publikut dhe dëshmi e pazarit të Vmro-Vlen

Gjyla Halili

Osmani: Ambiciet imperialiste të Rusisë mund të shtrihen në Ballkan

Gjyla Halili