SHQIPËRI

Berisha komenton Ahmetajn: Ish-ministri implikoi edhe kryebashkiakun e Tiranës

Banner

Ish-kryeminiatri Berisha tha sot në konferencën e shtypit se Arben Ahmetaj implikoi në mega-aferën e inceneratorëve edhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Arben Ahmetaj, në intervistën e dhënë ia numëroi ku e meritonte Erion Veliajt. Dhe aty Arben Ahmetaj ka të drejtë. Jua them unë ku ka të drejtë dhe ku nuk ka të drejtë. Sepse ai vetë del tani para jush dhe ju thotë se nuk ka firmosur për Elbasanit, nuk ka firmosur për Tiranën, nuk ka firmosur për Fierin. Për Tiranën, i sigurt që nuk ka firmosur. Për Elbasanin, sado që është thënë për Shkëlqim Canin që nuk ka firmosur, por rezulton që ka firmosur. Pra, edhe këtu, ky që e quajmë ‘tigri i korrupsionit’, nuk ka vënë firmën.

Por nuk ka diskutim që Erion Veliaj, nga ana ligjore, pas Edi Ramës, është njeriu me ligj, më kryesor. Sepse djegësi i Tiranës ishte 120 milionë euro“, u shpreh Berisha.

Arben Ahmetaj është akuzuar si personi kyç i aferës së inceneratorëve, por u shpëtua nga dy prokurorët Ened Nakuçi dhe Klodian Braho.


Top Channel

Related posts

“Paga minimale brenda dy vitesh 45 mijë lekë”/ Rama: Studentët me rezultate maksimale përfitojnë nga programi i ri i bursave

admin

Panik në Forumin e Prespës, rrëzohet skena derisa po fliste Miroslav Jença

admin

Begaj në Azerbajxhan, takim me homologun Aliyev: Energjia dhe turizmi, në krye të axhendës

Gjyla Halili

Leave a Comment