SPORT

Xavi eskaloi me fyerje, video bën xhiron në internet (VIDEO)

Banner

Ndeshja mes Manchester Unitedit dhe Barcelonës dhuroi emocione dhe spektakël, por në fakt ishte një përballje e tensionuar mes dy skuadrave që shihnin në këtë duel shanset e tyre për të siguruar një trofe të rëndësishëm në këtë edicion. Kjo kuptohet më qartësisht nga mënyra se si e përjetoi Xavi Hernandez ndeshjen në bankinën e skuadrës katalanase dhe një moment i veçantë, po bën xhiron e rrjetit.

Kamerat e “Movistar+” në Spanjë kanë filmuar trajnerin i cili në një moment të veçantë të sfidës ndaj anglezëve, ka shpërthyer në të shara kundër një futbollisti kundërshtar. Ishe momenti kur Bruno Fernandes goditi me top De Jong të shtrirë në tokë dhe aty trajneri nuk u përmbajt.

“Bir ku*ve! Të kam dhj*rë atë nënën ku*vë”, ishte shpërthimi nervoz i trajnerit të Barcelonës që ishte i papërmbajtshëm në ato momente në anë të fushës, ndërsa në terrenin e lojës pjesëtarët e të dy ekipeve u kacafytën për disa çaste, si për të treguar edhe më shumë atmosferën e tensionuar të kësaj përballje.

Related posts

EURO 2024″/ Jo vetëm Shqipëria në fushë, por edhe Franca me Holandën! Ja të gjitha ndeshjet e ditës së sotme

admin

Manchester City fiton me vështirësi në udhëtim te Crystal Palace

admin

Partizani-Tirana, publikohet formacionet zyrtare të derbit më të madh shqiptar

admin

Leave a Comment