AKTUALE

Bekteshi: Përveç pagave, rrisim edhe pensionet me 8.4%

Pas Vendimit për rritjen e pagës minimale në 20.175 denarë ose 12%, sipas Vendimit të Qeverisë nga marsi 2022 me metodologjinë e re për harmonizimin e pensioneve, edhe pensionet në muajin mars do të rriten për 8,4.

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor parasheh një mënyrë të re të harmonizimit të pensioneve, ku rritja e kostos së jetesës dhe rritja e pagës mesatare merren parasysh gjatë llogaritjes së rregullimit të pensionit.

Kjo metodë ofron mundësinë e rritjes reale të pensioneve në raport me pagat, kështu që me rritjen e pagës mesatare pensionet do të vazhdojnë të rriten.

Harmonizimi i pensioneve në muajin mars sipas metodologjisë do të rritet për 8,4% (rritja e pagave 6,1% dhe rritja e shpenzimeve të jetesës 10,6%), me çka pensioni mesatar do të rritet nga 17.666 denarë në 19.150 denarë.

Banner

Related posts

Komunikacioni në mbarë vendin zhvillohet pa probleme, në vendkalimit kufitare nuk ka pritje

Gjyla Halili

Punëtori i “Wizz Air” vodhi “Rolex-in” 20 mijë euro nga bagazhi i biznesmenit, dënohet me burg

Gjyla Halili

Drejtori Gazmend Abdija prezanton mundësitë e Investimit në vend të Kompanisë “Magna Investment” në Abu Dhabi

admin

Leave a Comment