AKTUALE

Fraksioni i BDI informon se zgjedhjet e brendshme partiake në BDI janë jostatutare dhe me diktat

Edhepse të mbuluara me petkun e zgjedhjeve të brendshme me demokraci të lartë 1 anëtarë 1 votë, duam ta informojmë opinionin e gjërë që ky proces është edhe një farsë, pasiqë kryekëput është antistatutar dhe për më tepër kryetarët veçmë janë përzgjedhur me diktat të kryetarit Ali Ahmeti kohë më parë. Rrjedhimisht kjo që po ndodh sot kinse dikush voton është vetëm një teatër i lirë për defokusim të opinionit.

Ky proces assesi nuk mund të jetë demokratik sepse që në fillim ka qenë përjashtues, që don të thotë se aktivistët që nuk mendojnë që duhet të votojnë si në komunizëm, me diktat, kanë qenë të pamundësuar që të regjistrohen edhepse janë themelues, aktiv dhe meritorë për fitoret e Bashkimit Demokratik për Integrim që nga viti 2002.

Rikujtojmë, procese të ngjashme si këto, të dirigjuara, të diktuara nga lartë, janë mbajtur edhe në Pollog, por rezultati është se BDI del humbës dhe po e humb primatin tek partitë politike shqiptare, siç është rasti me Degën e Tetovës.

Banner

Related posts

Mexhiti: Anija e BDI-së po fundoset, ftoj anëtarët e sinqertë të bashkohen me VLEN-in

Gjyla Halili

Arben Taravari i pranon fjalët e Edi Ramës: Më tha që Mickoski do të na përdorë dhe gjuajë si leckë, ashtu edhe ndodhi

Gjyla Halili

Delegacioni i BDI-së në festën e ambasadës së Zvicrës, Osmani: Mirënjohje për mbështetjen

Gjyla Halili

Leave a Comment