AKTUALE

Bedri Hamza: Studentët shqiptarë në Shkup kërkojnë respekt dhe dinjitet kombëtar

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka shprehur mbështetjen e tij për studentët shqiptarë në Shkup, duke theksuar se zëri i tyre përfaqëson një brez që kërkon respekt, barazi dhe dinjitet për identitetin kombëtar.

Ai deklaroi se do të jetë gjithmonë pranë të rinjve shqiptarë që angazhohen për mbrojtjen e gjuhës, identitetit dhe të drejtave të tyre.

“Zëri i studentëve shqiptarë në Shkup nesër do të jetë zëri i një brezi që kërkon respekt, barazi dhe dinjitet për identitetin e vet kombëtar. Do të jem gjithmonë pranë çdo të riu shqiptar që ngrihet për të mbrojtur gjuhën, identitetin dhe të drejtat e tij. Jemi me ju!”, thuhet në reagimin e tij.

Ja postimi plotë:

Zëri i studentëve shqiptarë në Shkup nesër është zëri i një brezi që kërkon respekt, barazi dhe dinjitet për identitetin e vet kombëtar.

Jam gjithmonë pranë çdo të riu shqiptar që ngrihet për të mbrojtur gjuhën, identitetin dhe të drejtat e tij.

Jemi me ju!

Banner

Related posts

Përgatitet dokumentacion projektues shtesë i komunikacionit për rrugën eksprese Rankovc – Kriva Pallankë

Gjyla Halili

Ky është parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili

Mexhiti dënon ashpër arestimin e gazetarit Furkan Saliu: Gjithçka mund të ndalni, por ama fjalën e lirë kurrë

Gjyla Halili