SHOWBIZ

Bebe Rexha dhe Snoop Dogg publikojnë këngën “Satellite”

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, publikoi të enjten bashkëpunimin e saj më të ri me një nga emrat më të suksesshëm të muzikës hip-hop në botë.

Bëhet fjalë për reperin Snoop Dogg, me të cilin 33-vjeçarja ka bashkëpunuar në një këngë të re të quajtur “Satellite”.

Kënga e cila është ritmike e zhanreve R&B dhe hip-hop, është publikuar tashmë në të gjitha shërbimet e transmetimit të muzikës.

Ky bashkëpunim është pjesë e albumit më të ri të këngëtares, njëherësh i treti në karrierën e saj, i tiulluar “Bebe”.

Albumi i plotë do të publikohet më 28 prill dhe përfshin edhe dy bashkëpunime të tjera shumë të suksesshme, “I’m Good (Blue)” me David Guettan dhe “Seasons” me Dolly Parton.

Banner

Related posts

Panik për djalin e Pirlos, e sulmojnë me gurë në mes të Torinos

admin

E akuzuar për ndërhyrje esetike, Madonna u përgjigjet me shaka komenteve

admin

Jeff Bezos i propozon të dashurës në superjahtin 500 milionë dollarësh

admin

Leave a Comment