AKTUALE

BE e gatshme të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve në veri

Banner

Bashkimi Evropian ka treguar gatishmëri që të ofrojë mbështetje ligjore dhe teknike për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, kështu ka thënë zëdhënësja në Komisionin Evropian, Zoi Muletier.

Zëdhënësja ka thënë se “BE-ja vë në dukje vendimin e Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal për të krijuar një grup pune për peticionet lokale për tërheqje të kryetarëve”.

“BE-ja pret të marrë më shumë informacion nga autoritetet për hapat e mëtejshëm konkretë që do të çonin në mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. Në deklaratën e saj të 3 qershorit, BE-ja kishte kërkuar që zgjedhjet e parakohshme lokale në veri të Kosovës të mbahen pa vonesë”, ka thënë ajo, për RTV21.

“BE-ja është e gatshme të ofrojë mbështetje ligjore dhe teknike për çdo proces që do të çonte në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale përmes peticioneve për tërheqje në veri të Kosovës”, ka thënë Muletier

Ky qëndrim i BE-së erdhi pasi Qeveria ka nisur procedurat ligjore për largimin e kryetarëve të zgjedhur në veri të vendit duke i hapë rrugë shpalljes së zgjedhjeve të reja në 4 komunat veriore.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka caktuar grupin punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave. Sipas vendimit të nënshkruar nga ministri, Elbert Krasniqi, ky grup duhet ta finalizojë projekt udhëzimin administrativ deri me 1 shtator 2023.

Në dokument thuhet gjithashtu se grupi punues do të mbështetët nga zyra e BE-së, përfaqësues nga ambasadat dhe OSBE-ja. Kjo lëvizje vjen si një tjetër hap në zbatimin e marrëveshjes së arritur mes qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për uljen e tensioneve në veri dhe kthimin në procesin e dialogut me Serbinë.

Related posts

Lajmërohet Arben Taravari, ja çka thotë

Gjyla Halili

Kështu do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

Gjyla Halili

DUA HIFZI NË XHAMINË “MUSLIHUDDIN ABDULGANI” NË DYQANXHIK TË SHKUPIT

Gjyla Halili

Leave a Comment