AKTUALE

Te “Skenderbeu”, Ministria e Sportit “flet” vetëm maqedonisht (FOTO)

Një turnir në basketboll të vogëk është organizuar në platonë para përmendoren të “Skenderbeut” në Çarshinë e Shkupit nga Federata e Basketbollit të Maqedonisë dhe Ministria e Sportit e Qeverisë së Maqedonisë.

Por, ajo që bie në sy, asnjë shënim apo logo e organizatorëve dhe mbështetësve tjerë, nuk është në gjuhën shqipe.

Logoja e Ministrisë së Sportiti është vetëm në maqedonisht, ndërsa Federata e Basketbollit, krahas maqedonishtes, ka shënim edhe në anglisht, por jo edhe në shqip.

Ministria e Sportit njihet për mosrespektim të gjuhës shqipe. Që nga koha kur u themelua, vitin e kaluar, faqja e internetit nuk funksionon në shqip, ndërsa edhe komunikata drejtuar mediave janë kryesisht në maqedonisht. (koha.mk)

Banner

Related posts

Ahmeti konfirmon: Nesër nënshkruhet marrëveshja me Selën, do jetë bartës në Njësinë Zgjedhore pesë

Gjyla Halili

Taravari fton konferencë për shtyp në orën 12:00, çka po ndodh!?

admin

Durim Zeqiri zgjidhet ushtrues detyre drejtor ekzekutiv i OEMVP-së

admin