AKTUALE

BDI: Ligjet mundësojnë ndërtim të shpejtë dhe të lirë, VMRO dëmton qytetarët mbi 150 milionë euro dhe mbi dy vjet ndërtim shtesë

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se vendimi i djeshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për miratimin e ligjeve për marrëdhëniet e punës, ndërtimtarinë, planifikimin urban, shpronësimin dhe ligjin special, është vendim i përgjegjshëm në interes të qytetarëve për institucione dhe procedura efektive.

Ligji i Punës i lejon të punësuarit, me pëlqimin paraprak me shkrim dhe me orar shtesë të paguar plotësisht, të mund të punojë punë shtesë, ndërsa duhet të respektohen dispozitat për 12 orë pushim dhe 24 orë pushim gjatë javës.

Ligjet e tjera lehtësojnë dhe thjeshtësojnë procedurat institucionale për të gjitha projektet kombëtare dhe strategjike të vendit, jo vetëm për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 – D, por edhe për hekurudhat, projektet energjetike, gazsjellësi etj.

Bllokada e paarsyeshme dhe e pakuptueshme e VMRO-së dhe Levicës i kushton shtetit dhe qytetarëve më shumë se 150 milionë euro ndërtime më të shtrenjta dhe mbi dy vjet ndërtim të gjatë.

VMRO DPMNE dhe e majta në mënyrë aktive po bllokojnë në Kuvend mbi 500 milionë euro projekte për qytetarët dhe shtetin, pa asnjë arsye dhe vetëm për të shkaktuar dështimin e projekteve për qytetarët për motive të ulëta ditore politike.

Këtë duhet ta dinë qytetarët dhe do ta ndëshkojnë në zgjedhje.

Banner

Related posts

Myftinia e Tetovës falënderon “Melisa Kids” për bujarinë në prag të Fitër Bajramit

Gjyla Halili

Stevço Jakimovski dënohet me tre vjet e gjysmë burg

Gjyla Halili

Ministri Shaqiri të riut Ismaili i uroi​ edhe shumë tituj në kërcimin modern

admin

Leave a Comment