AKTUALE

BDI: Drejtësia e poshtëruar dhe nën pushtetin politik

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj, siç thotë, heshtjes së Prokurorisë Publike përballë rasteve të rënda me pasoja shoqërore dhe urbane, duke e cilësuar këtë institucion si “vegël të bindur të pushtetit politik”.

Në një kumtesë për media, BDI thekson se rasti tragjik në Koçan, ku humbën jetën qytetarë dhe ku nuk është thirrur asnjë funksionar partiak si i dyshuar, tregon për “një drejtësi të dirigjuar dhe të kontrolluar politikisht”.

Partia gjithashtu ngriti shqetësimin për ndërtimet pa leje në komunën e Çairit, duke i cilësuar si “krim urban që rrezikon mijëra qytetarë”. Sipas BDI-së, këto objekte janë ndërtuar pa kushte teknike dhe pa infrastrukturë për emergjenca, ndërsa institucionet kompetente vazhdojnë të heshtin.

“Kjo nuk është më drejtësi selektive – është drejtësi e shuar, e orientuar me vetëdije kundër interesit publik. Kur drejtësia hesht aty ku duhet të flasë, ajo bëhet bashkëpunëtore e krimit,” thuhet në kumtesë.

BDI kërkon reagim urgjent nga organet e ndjekjes dhe hetimit, si dhe përgjegjësi institucionale për rastet e përmendura.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti me dhimbje për ndarjen nga jeta të mikut të tij Fatos Nano

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Më 28 janar të motit 2024, zgjedhim Kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili

Bujar Osmani dhe Arben Taravari në përballjen e parë televizive!

Gjyla Halili