AKTUALE

BDI: Bujar Osmani kandidati i parë zyrtar për President me mbi 10.000 nënshkrime

Bashkimi Demokratik për Integrim njofton opinionin se kandidati ynë për President të vendit ka grumbulluar mbi 10.000 nënshkrimet e nevojshme për konfirmimin e kandidaturës.

Shprehim mirënjohje të thellë ndaj çdo qytetari që vendosi nënshkrimin e tij në qendrat rajonale të KSHZ-së duke dhënë mbështetje për kauzën tonë të re, e drejtë plotësisht legjitime për Presidentin e parë shqiptar.

Procesi do të vazhdojë të jetë i hapur që çdokush që ka dëshirë të shprehë përkrahjen për kandidaturën më gjithëpërfshirëse, atë të Dr. Bujar Osmanit.

Bashkë le t’i prijmë referendumit më të rëndësishëm të kohës për të miratuar ndryshimet kushtetuese për përzgjedhjen e Presidentit me 2/3 e votave në Kuvend dhe me shumicë të Badenterit dhe për të miratuar amandamentet e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë që të vazhdojmë rrugën e integrimit europian.

Le ti themi bashkë JO Rusisë, PO Europës!

Banner

Related posts

SHEMBËLLTYRA E TIJ

Gjyla Halili

Turizmi dhe eksportet rritën çmimet/ Më të prekurit, të moshuarit: Duhet të rriten pensionet

admin

Demiri vizitoi dy pacientet që morën Trikafta: Funksioni i mushkërive i është përmirësuar, deri më tani 32 pacientë e kanë marrë ilaçin

Gjyla Halili