AKTUALE

Ndryshimet në Kodin Penal janë sot në rendin e ditës së Kuvendit

Në kuadër të seancës së 51-të që Kuvendi do të mbajë sot, duhet të votohet në lexim të parë Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal

Ndryshimet bëhen për shkak të nevojës për harmonizimin e dispozitave të Kodit me standardet ndërkombëtare në fusha të caktuara dhe praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe për të hequr nga praktika dobësitë e konstatuara.

Kuvendi sot do të mbajë edhe vazhdimin e seancës së 71-të. Në këtë seancë duhet të shqyrtohen disa pika, duke përfshirë raportet vjetore për punën e Avokatit të Popullit, Këshillit Gjyqësor dhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, për vitin 2021.

Banner

Related posts

Qamili: Kryeshefi i policisë së Tetovës, ushtron trysni ndaj aktivisteve t VLEN-it – kot e kanë me 8 maj festohet fitorja e madhe!

Gjyla Halili

Ali Ahmeti uron ujësjellësin në Likovë dhe dërgon mesazh: Me vazalë e hyzmeqarë s’bëhet shteti

Gjyla Halili

Richard Grenell mbështet UÇK-në në krye me Hashim Thaçin në Hagë: Kjo burgosje e padrejtë duhet të mbarojë

Gjyla Halili

Leave a Comment