SPORT

Bashkimi fiton ndaj Beroes në BIBL

KB Bashkimi ka shijuar fitoren e parë këtë sezon në Ligën Ballkanike (BIBL).

Pas një serie prej pesë humbjeve në po aq ndeshje, Bashkimi të hënën ka shënuar fitore në Bullgari. Ka mposhtur skuadrën e Beroes me rezultatin 89:80.

Për Beroen, kjo ishte humbja e katërt në shtatë ndeshje të luajtura deri më tani këtë sezon. Bashkimi gjatë tërë takimit ishte më i mirë se Beroe, ndërsa shkëputjen në rezultat e bëri në çerekun e tretë, të cilin e fitoi me tetë pikë epërsi (25:17).

Amerikani Curtis Jones ishte i pandalshëm në këtë triumf, pasi ndeshjen e mbylli me 28 pikë të shënuara. Ndërkohë, me lojë të mirë te Bashkimi u veçuan edhe Daniel Lekndrejaj (18), Prentiss Nixon e Dejaun Graf që realizuan nga 14 pikë secili.

Te skuadra bullgare, më efikasi ishte Alexander Todorovich me 15 pikë të shënuara. Bashkimi, të martën do ta luajë edhe ndeshjen tjetër në kuadër të BIBL-it. Prej orës 17:00, përballet me ekipin tjetër nga Bullgaria, Levski 2014.

Banner

Related posts

Arteta flet për interesimin e Real Madridit

admin

Ismaili pritet të bëhet me klub të ri

admin

Duel spektakolar me 7 gola, Messi ia dhuron fitoren PSG-së kundër Lille

admin

Leave a Comment