AKTUALE

Bashkë për Bogovinën – Hapja e shtabeve në vendbanimet Bogovinë dhe Zherovjan

Sonte, në një atmosferë të ngrohtë dhe me shumë energji pozitive, u bë hapja e shtabeve të Aleancës Kombëtare për Integrim në vendbanimet Bogovinë dhe Zherovjan.

Këto dy ngjarje shënuan një hap të madh përpara në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt fitores në Komunën e Bogovinës. Aktivistë, simpatizantë dhe qytetarë nga të gjitha lagjet dhe fshatrat e komunës mbushën hapësirat e shtabeve për të dhënë përkrahjen e tyre të sinqertë dhe të fuqishme.

Prania e përfaqësuesve nga të gjitha shtabet komunale të koalicionit tregoi edhe një herë fuqinë tonë organizative dhe unitetin që na bashkon.

Ky bashkim është garancia më e fortë se ndryshimi i shumëpritur do të vijë.

Falënderim të veçantë u shkon të gjithë qytetarëve për mbështetjen, për besimin dhe për përkushtimin që dëshmuan.

Ju jeni forca jonë kryesore, motivimi më i madh dhe arsyeja pse fitorja është e pashmangshme.

Koalicioni ynë nuk është vetëm një bashkim partish politike, por një bashkim njerëzish dhe vlerash, me një vizion të qartë: një Bogovinë më të zhvilluar, më të drejtë dhe me perspektivë për gjeneratat që vijnë.

Bashkë për Bogovinën, bashkë për të ardhmen tonë, sepse vetëm bashkë fitojmë.

Banner

Related posts

6 parti opozitare dalin me një kandidat të vetëm kundër Erdoganit

admin

Sezoni turistik në Kodrën e Diellit, i dështuar

Gjyla Halili

Hasani: Diaspora shqiptare në Kroaci, urë lidhëse mes dy vendeve

Gjyla Halili