SHQIPËRI

Basha ia merr përfundimisht PD-në Berishës, bëhet edhe kryetar i grupit parlamentar

Lulëzim Basha ka marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, pasi kjo forcë politike ka miratuar ndryshimet statutore. Konfliktet e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës janë reflektuar në ndryshime satutore,…

Lulëzim Basha ka marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, pasi kjo forcë politike ka miratuar ndryshimet statutore.

Konfliktet e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës janë reflektuar në ndryshime satutore, ku Basha ka përqendruar pushtetin në duart e tij, pasi nuk do të jetë më vetëm kryetar i partisë por edhe kryetar i grupit parlamentar.

Basha e ka larguar nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhin, kundërshtarin e rikthimit të tij për mandatin e katërt, ndërsa një tjetër ndryshim është përjashtimi nga anëtarësia e demokratëve që kanë garuar për subjekte të tjera zgjedhore, shkruan TopChannel.

Kjo i bie që Basha e ka pastruar PD-në nga mbështetësit e Sali Berishës që kandiduan në zgjedhjet e 14 majit për koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Banner

Related posts

Rama: Nuk flemë gjumë pa e bërë pagën minimale 60 mijë lekë

admin

“Më therri mua me thikë pastaj mbyti vajzën”, e mbijetuara rrëfen ngjarjen ku babai vrau vajzën

admin

Rama sot vizitë në Londër/ Takim me Rishi Sunak për gomonet, emigrantët dhe Rusinë

admin

Leave a Comment