SHQIPËRI

Vuçiq: Vrasja masive afër Beogradit, akt terrorist

Beograt, 27.12.2022. – Patrijarh SPC Porfirije i predsednik Srbije Aleksandar Vucic obratili su se novinarima po zavrsetku danasnjeg sastanka u prostorijama Srpske Patrijarsije u Beogradu.
(BETAPHOTO/MILOS MISKOV)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur akt terrorist sulmin e së enjtes afër Beogradit, ku u vranë tetë persona.

“Është një akt në të cilin komunitetet tona speciale antiterroriste kishin për detyrë të arrestonin ose neutralizonin një terrorist. Ai është arrestuar dhe nuk do ta shohë më kurrë dritën e diellit. Ai nuk do të dalë nga burgu”, tha Vuçiq, në një konferencë për media, të premten

Nga të shtënat masive që ndodhën në disa fshatra të Mlladenovcit, në territorin e qytetit të Beogradit, mbetën të plagosur 14 persona, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Sipas njoftimit, sulmuesi i dyshuar U.B., i lindur në vitin 2002, u arrestua afër qytetit të Kragujevcit, pas disa orësh në arrati.

Të shtënat ndodhën në fshatrat Dubona, Mallo Orashje dhe Shepshin, të enjten vonë./REL/

Banner

Related posts

Veliaj uron Pashkën: Së shpejti përfundon Kisha Katolike, nisim rindërtimin e Kishës së Shën Prokopit siç ishte

admin

Takimi me Kim, Gjiknuri: PS e vendosur për proces zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare

admin

Rashiq: Shumë shpejt do të hiqet vendimi për ndalimin e mallrave serbe

admin

Leave a Comment