SHQIPËRI

Balla: Sot jemi të gjithë TOP CHANNEL! Sulmi i rëndë, kërkon një kundërpërgjigje të fortë nga shteti

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulat Balla ka dënuar sulmin terrorist ndaj televizionit më të madh kombëtar Top Channel, ku mbeti i vrarë punonjësi i sigurisë Pal Kola.

Sipas Ballës sulmi i sotëm është një akt tepër i rëndë dhe që kërkon një kundërpërgjigje të qartë dhe të fortë nga shteti.

“Sulmi terrorist ndaj televizionit më të madh kombëtar, ku mbeti i vrarë punonjësi i sigurisë Pal Kola, është një akt tepër i rëndë dhe që kërkon një kundërpërgjigje të qartë dhe të fortë nga shteti. Duhet bërë çmos në identifikimin e autorëve dhe për një ndëshkim model, në mënyrë që ngjarje kriminale të këtij lloji kundër medias së lirë të mos ndodhin më. Ngushëllime familjes së madhe Top Channel për humbjen e një pjesëtari të kësaj kompanie të madhe mediatike të gjithë shqiptarisë. Si Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë i shpreh solidaritetin e plotë Lori Hoxhës dhe të gjithë punonjësve të Top Channel në këtë moment kaq shqetësues”.

 


Top Channel

Banner

Related posts

Pesë të arrestuar në Tiranë, në mesin e tyre dy kosovarë – kapen me 10 mijë doza ekstazi

admin

Si është të jesh president? Rrëfehet Bamir Topi

Gjyla Halili

Vau i Dejës, PD me dy kandidatë/ Klomentina Drini e PD rivalizon Zef Hilën e Foltores dhe Kristian Shkrelit të PS

admin

Leave a Comment