AKTUALE

152 gjoba në Shkup, 99 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme-Shkup njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 152 gjoba, nga të cilat 99 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, gjashtë gjoba për vozitje pa patentë shoferi, 12 për vozitje nën ndikim të alkoolit.

Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 3 gjoba për automjete të paregjistruara, tre sanksione për kalim në semafor të kuq dhe 2 gjoba iu shqiptuan drejtuesve të motoçikletave.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga MPB-ja.

Banner

Related posts

Izet Mexhiti të dielën zbarkon në Kumanovë, gati selia e re

Gjyla Halili

Dauti: Partnerët e Qeverisë po lënë shqiptarët pa përfaqësim duke u kundërshtuar në facebook

Gjyla Halili

Përleshje fizike në Kuvend, deputetja e LSDM thotë se u sulmua nga deputetja e VMRO

admin

Leave a Comment