AKTUALE

Bajram Rexhepi takon banorët e qendrës: Zemra e Tetovës në kaos, gjithçka i shërben interesave të grupeve

📍Sonte #Kuvendojmë me banorët e qendrës.

Tetova sot është qytet jofunksional: pa planifikim hapësinor, pa gjelbërim të mirëmbajtur, pa hapësira publike dhe pa parkime. Edhe ato pak hapësira që i takonin qytetit, u shitën dhe u tjetërsuan në procedura korruptive.

Në zemër të qytetit mbretëron kaos i organizuar, ku gjithçka i shërben interesave të grupeve, jo qytetarit. Uji faturohet pa matës, tatimet janë shumëfishuar, por shërbimet ndaj qytetarëve mungojnë.

Rruga “Boris Kidriç” është shembull tipik i keqmenaxhimit me qytetin. Dikur një ndër pak rrugët me shirita të gjelbër, sot e shndërruar në përbindësh betoni e asfalti, pa dokumentacion dhe pa siguri.

Ne jemi këtu për të dëgjuar dhe për të vepruar #Bashkë me qytetarët, me një program të qartë #PërTetovënERe. ✅
___________

Banner

Related posts

LSDM: Mickoski bën shaka me popullin, u kënaq me 0,1% ulje të çmimeve në tetor

Gjyla Halili

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Gjyla Halili

Tubimi VMRO-DPMNE, sulmohet ekipi i TV 24/ SHGM dënon sulmin – VMRO DPMNE mohon se incidenti është shkaktuar nga organizatorët e tubimit!

Gjyla Halili