AKTUALE

Bajram Rexhepi merr pjesë në “Ditën e fasules së Tetovës dhe patates së Sharrit” në fshatin Vicë

Në fshatin Vicë u mbajt manifestimi tradicional “Dita e fasules së Tetovës dhe patates së Sharrit”, një festë që promovon shijen, traditën dhe bujqësinë vendore. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Bajram Rexhepi, i cili shprehu kënaqësinë për këtë ngjarje që po bëhet tashmë pjesë e identitetit kulturor dhe bujqësor të Malësisë së Tetovës.

Rexhepi theksoi se manifestime të tilla na kujtojnë detyrimin për të ruajtur trashëgiminë e fshatrave të Malësisë dhe për ta promovuar atë me dinjitet. Ai vlerësoi zhvillimin e turizmit malor si rrugën më të mirë për të kthyer vlerat tradicionale në mundësi ekonomike për banorët dhe në atraksion unik për vizitorët.

Me falënderim dhe respekt, Rexhepi u shpreh mirënjohës për organizatorët dhe prodhuesit vendorë që me përkushtim mbajnë gjallë këtë traditë të çmuar.

Banner

Related posts

KRSRR: Vozitje e kujdesshme dhe e përgjegjshme gjatë festave

Gjyla Halili

Ibishi: Kthehu Artan Grubi se na mori lumi…

Gjyla Halili

Dr. Ilir Hasani referoi në kongresin më të madh shkencor të traumatologjisë – SICOT

Gjyla Halili