AKTUALE

Avni Rexhepi zgjidhet Shef i Shtabit Zgjedhor të AKI-së në Sfillarë të Poshtme

Sonte, në kuadër të aktiviteteve të Aleancës Kombëtare për Integrim, u mbajt mbledhja e shtabit vendor në Sfillarë të Poshtme. Në këtë takim mori pjesë edhe Shefi i Shtabit Komunal të AKI-së Senehat Murtezani, i cili njoftoi për zgjedhjen e z. Avni Rexhepit si Shef i Shtabit Zgjedhor për këtë zonë.Me këtë rast, ai e uroi përzemërsisht Rexhepin për marrjen e kësaj detyre të rëndësishme, duke i dëshiruar suksese në rrugëtimin e përbashkët politik.Gjithashtu, u përcollën urime për shëndet dhe mbarësi për të gjithë bashkëpunëtorët e Aleancës, me thirrjen që ky angazhim të kurorëzohet me sukses në referendumin kombëtar të 19 tetorit.

Banner

Related posts

Mexhiti: Shumica e ardhshme me mbi 75 deputetë / Osmani: VLEN në Qeveri vetëm si pjesë e “Maqedonia përsëri e jotja”

Gjyla Halili

Rina Ajdari: 2 Maji – Përkujtimi i të kaluarës me dinjitet  formëson rrugëtimin e së ardhmes

Gjyla Halili

BDI: Pse jo koalicionim qeveritar me VMRO-DPMNE, por me kushte

Gjyla Halili