KOSOVË

Autobusi me 38 pasagjerë del nga rruga, raportohet për viktima

Banner

Një person ka humbur jetën dhe 14 të tjerë kanë mbetur të lënduar në një aksident që ndodhi rreth orës 04:00 në autostradën Napoli-Canosa, në zonën e Avellino-s, në drejtim të Napolit.

Mediat italiane raportojnë se një autobus me 38 turistë pasagjerë ka dalë nga rruga, pasi dy mjete që udhëtonin para tij janë përplasur dhe shoferi i autobusit ka tentuar të devijojë.

Autobusi ishte nisur për në Romë kur u gjend pas dy makinave, të cilat u përplasën. Shoferi i autobusit është kthyer majtas për të shmangur përplasjen, por ka dalë nga rruga. Tre makina të tjera, të cilat po ndiqnin autobusin, përfunduan duke goditur makinat e ndaluara në mes të rrugës.

“Të gjithë pasagjerët ishin në gjumë. Ajo që na zgjoi ishte frenimi i fortë dhe më pas përplasja kur u përplasëm me makina para se të përfundonim në shkëmb”, tha një nga pasagjerët e autobusit.

Related posts

Me golin e Asanit nga Shkupi e Dakut nga Gjilani jemi të përbashkuar me një qëllim, kualifikim EURO 2024

admin

Takimi i fundit në Bruksel konfirmoi se Prishtina s’është e gatshme për deeskalim, thotë Petkoviq

admin

Iniciohet rast kundër Dodikut për mohim të gjenocidit në Srebrenicë

admin

Leave a Comment