KOSOVË

​”Morën pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë”, sot bëhen 33 vjet nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e Llukës

Banner

Sot bëhen 33 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës në Komunën e Deçanit.

Në këtë tubim madhështor më 1 maj 1990 morën pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë, me ç‘rast u falën më shumë se 100 gjaqe dhe ngatërresa ndër-shqiptare.

Aksioni për pajtimin e familjeve shqiptare në hasmëri kishte nisur nga disa studentë të rajonit të Dukagjinit, ish të burgosur politikë, më 2 shkurt 1990 në Lumëbardhë të Deçanit.

Ky aksion u shndërrua në një lëvizje për pajtimin e gjaqeve dhe falë punës së madhe të veprimtarëve në krye me Anton Çettën kjo lëvizje gjithëpopullore arriti të pajtojë mbi një mijë gjaqe e ngatërresa ndër-shqiptare.

Related posts

“200 fluturime në ditë nga Rinasi”, Rama: Konkurrojmë aeroportin e Beogradit

admin

Mërgimtari nga Zvicra u zhduk pasi zbriti në Aerportin e Prishtinës

admin

SHBA kërkon lirim pa kushte të zyrtarëve policorë të Kosovës

admin

Leave a Comment