SPORT

Atletja thyen rekordin në “Diamond League”!

Banner

Luiza Gega vijon të shkruaj me “gërma të arta” historinë e atletikës shqiptare. Kampjonia e Evropës ka tejkaluar edhe një herë veten, duke shënuar një tjetër rezultat të madh, teksa ka vendosur rekord të ri kombëtar në garën e 3000 metrave me pengesa.

Këtë herë Gega ka mahnitur në eventin prestigjioz, “Diamond League”, të zhvilluar në Zyrih, teksa ka fiksuar kohën 9:09.64 në garën e mbrëmjes së kësaj të premteje, duke stampuar kështu rekordin e radhës në karrierë, duke përmirësuar kohën 9:10.27, të cilën e kishte regjistruar një vit më parë në Kampionatin Botëror në SHBA.

Ndërkohë, duhet theksuar se edhe në “Diamond League”, Gega nuk ishte në formën e saj më të mirë fizike, pasi ende nuk e ka kaluar plotësisht dëmtimin e pasuar rreth 2 javë më parë, megjithatë ajo bëri një paraqitje mbresëlënëse, duke u klasifikuar në vend të katërt.

I gjithë podiumi i Zyrihut u formua nga treshja e parë e Botërorit të Budapestit, teksa në vend të parë u rendit keniania Mutile Winfred Yavi, e cila përfaqëson Bahrejnin. Ajo fiksoi kohën 9:03.19.

Related posts

Një Çun shqiptar sfidon kampionët, titullar edhe Ismajli

admin

Barcelona me fitore ndaj Valencias vazhdon kryesimin në La Liga

admin

“Ferrari”, me pamje të re në Monza

admin

Leave a Comment