KOSOVË

Askush s’mund ta kërcënojë Ballkanin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërcënimeve të ministrit serb të Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç ndaj stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, kreu i qeverisë e ka cilësuar deklaratën e Vuçeviç si të papranueshme dhe të rrezikshme.

Kryeministri Rama kujton gjithashtu se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleate të NATO-s dhe të përkushtuara plotësisht ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit. Kreu i qeverisë e përmbyll reagimin e tij duke thënë se ‘Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme’.

“Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit. Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme.”, shkruan kryeministri.

Banner

Related posts

Sulmuesit e Valon Sylës ende të lirë, ja çfarë thotë Prokuroria për rastin

admin

Kurti nuk e pranoi propozimin tonë për kompromis

admin

Millosheviq u bind që po humbiste

admin

Leave a Comment