SPORT

Askush si ai në Champions

Goli i tij kundër Real Madridit i lejoi Manchester Cityt të dilte nga Santiago Bernabeu me një barazim në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.

Kevin De Bruyne pa kundërshtarë në një statistikë të veçantë në Champions League.

Belgu i Manchester City-t ishte protagonist i një goli të çmendur në gjysmëfinalen e parë të Champions-it të luajtur kundër Real Madrid-it në Santiago Bernabeu. Një gol që i ka vlejtur atij një rekord personal si dhe një barazim të mirë ekipit.

Siç raporton Opta, në fakt, mesfushori belg ka shënuar golin e 14-të të karrierës në Champions League. Rreth 7 prej tyre janë shënuar nga jashtë zonës.

Që kur nënshkroi për Manchester City-n në sezonin 2015-2016, përqindja e tij e golave ​​nga distanca është më e larta në të gjithë kompeticionin europian të klubeve, plot 50%. Askush si ai në mesin e atyre që kanë shënuar të paktën dhjetë gola në Champions.

Të shohim nëse në ndeshjen e kthimit që do të luhet në stadiumin Etihad lojtari do të provojë sërish dhe do ta përmirësojë më tej këtë shifër.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n: Do ta trondit botën, ndeshja nuk do të zgjasë 10 raunde

Admin2

Baseli vazhdon tutje në Conference League, shënon Andi Zeqiri

admin

Ëndrra Euro 2024! Shqipëria pret sot në ‘Air Albania’ Poloninë, Sylvinho në dilemë për titullarët! Trajneri ‘skicon’ formacionin

admin

Leave a Comment