AKTUALE

ASH: Taravari përsëri e shkeli fjalën: Katër premtime për dorëheqje, për humbjen e pesëfishtë

E kemi paralajmëruar opinionin me kohë, që Arben Taravari, disa herë ka dhënë fjalë brenda organeve të partisë dhe gjithmonë e ka shkelur fjalën e vetë. Kësaj radhe ai dha fjalë edhe publikisht dhe përsëri e shkeli.
Para zgjedhjeve të 24 prillit u zotua të paktën 4 herë, se nëse humb zgjedhjet qofshin presidenciale, qofshin ato parlamentare, do të jep dorëheqje dhe do të largohet nga politika.

Në dy ciklet zgjedhore, Taravari humbi garën për president, pastaj koalicioni i tij humbi zgjedhjet parlamentare në nivel shteti, në shumicën dërmuese të njësive zgjedhore, në njësinë e 6 zgjedhore dhe në qytetin e tij, në Gostivar.
Në vend që ta mbajë fjalën e dhënë, ai zgjodhi të shkojë e ti lutet Mickoskit për ti marë në Qeveri si humbës. Çfarë mund të pritet të bëjë më tej në politikë, një njeri që nuk e mban fjalën e dhënë para zgjedhjeve!?
I bëjmë thirje publike që të jep dorëheqje nga posti i Kryetarit të Komunës, si dhe të tërhiqet nga politika dhe ta mbajë fjalën të paktën një herë.

Banner

Related posts

Kryetari Dehari vlerëson dy të rinjtë kërçovarë për iniciativën dhe kreativitetin e tyre

Gjyla Halili

ALI AHMETI KA PIRË KAFE NË SHETITOREN E FAMSHME NË QENDER TË MANASTIRIT

Gjyla Halili

Mickoski: Nuk do të ketë ndryshime në statutin e partisë – mandati i ardhshëm do të jetë i fundit për mua

Gjyla Halili