AKTUALE

ASH: Himni në shkolla, hakmarrje ndaj dështimit për të shfuqizuar gjuhën shqipe

Propozimi për të imponuar himnin maqedonas në shkolla të mesme është një hakmarje e Qeverisë ndaj dështimit për të shfuqizuar gjuhën shqipe nga Gjykata Kushtetuese, kjo falë rrezistencës tonë të përbashkët me qytetarët. Këto masa janë vetëm vazhdimësi e politikave të Qeverisë monoetnike për të ngulfatur identitetin shqiptar dhe për të imponuar një nacionalizëm agresiv maqedonas.
Aleanca për Shqiptarët e ka thënë vazhdimisht se himni shtetëror nuk pasqyron realitetin multietnik dhe kohezionin mes bashkësive etnike në vend, por është një himn më shumë etnik maqedonas sesa shtetëror. Ky propozim i Qeverisë nuk do të arrijë as afrimin mes bashkësive as lojalitetin ndaj shtetit, por përkundrazi do të thellojë edhe më shumë hendekun mes bashkësive etnike në vend.
Ne i kuptojmë dhe nuk i arsyetojmë tendecat e VMRO-DPMNE-së për deshqiptarizim të shtetit, pasi këtë e kanë thënë hapur që në fushatë se “Maqedoninë do t’ua kthejmë maqedonasve”, por nuk e kuptojmë se si një zëvendës ministër shqiptar nga koalicioni VLEN pranon të jetë një nga përfaqësuesit e këtij ligji. A po dëshmon kjo se partitë shqiptare që në Qeveri hyjnë pa legjitimitet, nga servil dhe relativizues të vendimeve antishqiptare, tani janë shndëruar edhe në bashkëpunëtorë në këtë fushatë kundër shqiptarëve.

Banner

Related posts

Camaj në Samitin Parlamentarë të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë: “Mali i Zi ofron mbështetje të pakushtëzuar për ruajtjen e sovratinetit politik, pavarsisë dhe integritetit territorial të Ukrainës”

Gjyla Halili

Nikolloski: Ministria е Transportit me kontrolle të mëdha për licencat

Gjyla Halili

Temperaturat e larta, MSh apelon për kujdes ndaj fëmijëve

admin