SPORT

Federata Braziliane e Futbollit tregon nëse është arritur marrëveshja me Ancelottin

Të premten, gjatë ditës, u përhap lajmi se trajneri aktual i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka arritur marrëveshje dhe do ta drejtojë Kombëtaren e Brazilit.

Një lajm të tillë, së paku përkohësisht e ka demantuar Federata Braziliane e Futbollit. Trajneri italian ndodhet nën kontratë me Real Madrid.

Përpara finales së Botërorit për Klube ndaj Al Hilal (11 shkurt), Ancelotti u përgjigj: “Nuk e di nga doli ky lajm. Situata ime është mjaft e qartë, unë kam një kontratë me Realin deri në vitin 2024”.

Shtypi brazilian ishte i bindur se Ancelotti do të bëhej trajneri i ri i pesë herë kampionëve të botës. Së fundmi ka reaguar edhe Federata latine, duke mohuar zërat e akordit.

“CBF deklaron se lajmi i publikuar të premten se trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, do të jetë trajneri i ri i Brazilit, është i pavërtetë dhe i pabazuar.

Puna për gjetjen e trajnerit të ri vazhdon. Vendimi final do të komunikohet në kohën e duhur”, lexohet në komunikatën zyrtare.

Banner

Related posts

Dinamo ankohet në FFK: Kjo është padrejtësi, jemi të tronditur!

admin

Fabregas: Flas ende me Mourinhon, me të e kalova njërin prej sezoneve më të mirë

admin

Zbulohet lista e pesë tenistëve më të paguar në historinë e këtij sporti

admin

Leave a Comment