AKTUALE

Arbër Ademi: Afrim Gashi dhe VLEN po mbrojnë “Botën serbe”, pamjet e incidentit në Kuvend po mbahen të fshehura

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka akuzuar kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, dhe koalicionin VLEN se po veprojnë në mbrojtje të asaj që ai e quan “Bota serbe”.

Sipas Ademit, Gashi, ndonëse sipas tij ka detyrim ligjor, nuk i publikon pamjet nga incidenti i ndodhur në Kuvend, duke penguar opinionin publik të shohë atë që ndodhi.

“Në këtë mënyrë po shpëtohet Ivan Stoillkoviçi nga turpi publik, ndërsa qytetarëve po u mohohet transparenca për një ngjarje që ka interes të madh publik”, ka deklaruar Ademi.

Ai ka kërkuar publikimin e menjëhershëm të pamjeve, duke theksuar se institucionet duhet të veprojnë me transparencë dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve.

Ja postimi plotë:

Afrim Gashi dhe VLEN në mbrojtje të hapur për “Botën serbe”! Afrimi edhe pse e ka detyrim ligjor, nuk i jep pamjet nga incidenti në Kuvend, duke e shpëtuar kështu Stoillkoviçin nga turpi publik.

Banner

Related posts

EDHE NJË HAFIZ I RI I SHTOHET SHKUPIT

Gjyla Halili

Komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata

Gjyla Halili

Presidenti Pendarovski nënshkroi dekretin e Ligjit të ri për amnisti

admin