AKTUALE

Ali Ahmeti, Talat Xhaferi me Lladrovcin dhe bashkëpunëtorët, bëjnë homazhe në Prekaz

Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë, përgjegjës të lartë institucional të Maqedonisë së Veriut, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule në Memorialin e Jasharajve në Prekaz, ka shkruar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Faleminderit Abaz Gjuka me bashkëpunëtorë, Kosova nuk e harron kontributin Tuaj, ka deklaruar Lladrovci.

Postimi i Lladrovcit në instagram:

Me liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmetin, Kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferin, zv. kryeministrin Artan Grubi, shefin e grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademin, ministra, deputetë e sekretarë shteti, kemi bërë homazhe dhe vendosëm kurora me lule në Memorialin e Jasharajve në Prekaz.

Jemi përkulur me nderim, para sakrificës madhore të Jasharajve legjendar, duke kujtuar heroizmin e pashembullt në historinë e re për liri.

Pastaj, bashkë, kemi vendosur kurora me lule dhe kemi bërë homazhe te Memoriali i dëshmorëve në Gllanasellë, ku mysafirët vendosën kurora me lule për heronjtë e heroinën, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Fatime Hetemi, Shefqet Zekaj dhe Asllan Fazliu.

Faleminderit Abaz Gjuka me bashkëpunëtorë, Kosova nuk e harron kontributin Tuaj!

Banner

Related posts

Deputetja Rina Ajdari në ShBA me senatoren Roys qëndruan në kampin demokrat

Gjyla Halili

Në Negotinë dhe Demir Kapi ka filluar votimi për president të shtetit dhe deputetë

Gjyla Halili

Osmani sot e nesër në Shqipëri, publikohet agjenda

admin

Leave a Comment