AKTUALE

Andonovski do të informojë për punën e bërë të Ministrisë së Transformimit Digjital në 100 ditët e para

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, sot do të mbajë brifing me gazetarët
me rastin e 100 ditëve të punës së Ministrisë së Transformimit Digjital.

Siç njoftuan nga Ministria, brifingu do të mbahet në ambientet e reja të Ministrisë, ndërsa pas përfundimit të tij ministri Andonovski do të japë deklaratë për media.

Andonovski në një deklaratë pas marrjes së detyrës theksoi se misioni i tij kryesor në mandatin katërvjeçar është të udhëheqë transformimin digjital të Maqedonisë së Veriut përmes politikave inovative, investimeve strategjike si dhe partneriteteve për bashkëpunim, forcim të qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve me mjete dhe njohuri digjitale, duke inkurajuar shoqërinë e përparuar teknologjikisht, gjithëpërfshirëse dhe pa korrupsion.

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi me fushatë model për Tetovën: “Bashkë për Tetovën” po vendos standard të ri në politikë

Gjyla Halili

Gashi nga Cyrihu: Jemi të interesuar ta ndryshojmë jetën e shqiptarit në Maqedoni

Gjyla Halili

Shtrenjtohen produktet ushqimore

Gjyla Halili