AKTUALE

Analisti politik Rushiti: Talat Xhaferi s’ka lënë shenjë si kryeministër

Analisti politik në Maqedoninë e Veriut, Fatos Rushiti, ka folur për kryeministrin e parë shqiptar atje, Talat Xhaferin, i cili udhëhoqi qeverinë teknike.

Rushiti tha se Xhaferi nuk ishte në krye të detyrës, pasi sipas tij, ai ishte tërësisht nën hijen e ministrit Artan Grubi, i cili po ashtu vjen nga BDI.

“Por tani kur kaluan tre muaj nga e gjithë kjo garniturë, kjo shfaqje e një kryeministri si Talat Xhaferi, nuk mendoj se ka qenë në detyrën e duhur, pasi tërësisht ishte nën hijen e Artan Grubit, një ministër nga BDI. Talat Xhaferi, duke qenë edhe në listën e deputetëve nga radhët e BDI-së, absolutisht ishte nën hijen e Grubit”, tha Rushiti në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Më tej, ai tha se Xhaferi s’i përmbushi pritshmëritë dhe sipas tij, nuk ka lënë shenjë si kryeministër, teksa përmendi edhe vizitën e Xhaferit në një nga institucionet maqedonase.

“Talat Xhaferi, ishe jashtë çdo parashikimi në një vizitë që e bëri në një institucion, ku në një takim me zyrtarë në një sportel administrativ, i bërtiste një njeriu në rolin e policit, pra ishte një skandal”, tha ai.

Banner

Related posts

Policia Financiare bastisi kompaninë nga Kumanova, dyshohet se janë përvetësuar mbi 22 milionë denarë

Gjyla Halili

Lladrovci fton qytetarët për votim të numrit 130 dhe Bedri Hamzën kryeministër

Gjyla Halili

Del sondazhi i fundit i BBC për zgjedhjet në Hungari, ja cili del fitues mes Orban dhe Magyar

Gjyla Halili