AKTUALE

Aliu: Po realizojmë projekte strategjike kapitale në shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë vazhdon me realizimin intensiv të projekteve strategjike kapitale, të cilat siç informoi, do ta transformojnë infrastrukturën shëndetësore në të gjithë vendin.

Këto aktivitete u prezantuan në detaje në takimin e 10-të të grupit sektorial të punës për shëndetësinë.

“Vizioni ynë është shumë i qartë, e ai është shëndetësi e qasshme dhe cilësore për të gjithë qytetarët, sistem i ndërlidhur digjitalisht dhe mbrojtje e fuqishme primare shëndetësore. Investimi në infrastrukturë nuk është vetëm ndërtim muresh, por investim te njerëzit, te sistemi dhe te e ardhmja e vendit tonë. Së bashku po ndërtojmë shëndetësi moderne dhe humane”, thotë ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Ndër projektet prioritare kapitale janë ndërtimi i Spitalit të ri Klinik në Shtip, Spitalit të Përgjithshëm në Kërçovë, Spitalit Klinik në Tetovë, Qendrës për plagë dhe gangrena në ISHP Spitali i Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative “13 Nëntori” në Shkup, ndërsa në fazën e ardhshme edhe Qendra e re Klinike. Krahas kësaj, po avancojnë edhe projektet për investime humane dhe sociale, si përmirësimi i kushteve për pacientët gjyqësorë në Spitalin Psikiatrik-Shkup dhe Hub-i inovativ në Koçan.

Paralelisht me projektet kapitale, po realizohen edhe projekte strategjike shëndetësore, si Qendra Urgjente për Toksikologji, zhvillimi i kapaciteteve in vitro për gjinekologji dhe përforcimi i kujdesit intensiv në kardiologji.

“Infrastruktura moderne nënkupton edhe digjitalizim. Platformat kombëtare digjitale, rrjetet laboratorike, zgjidhjet sistemore digjitale dhe shërbimet e integruara – këto janë projektet që do ta afrojnë sistemin tonë shëndetësor pranë çdo qytetari, pa dallim se ku jeton në shtet”, theksoi Aliu.

Banner

Related posts

Sela: Na goditën e na tradhtuan, por anëtarët nga Manastiri deri në Likovë mbetën Aleancë

Gjyla Halili

BOCHVARSKI: MARRËVESHJA KA DETYRIME PËR SECILËN PALË DHE QËLLIMI ËSHTË QË KRAHËT E AUTOSTRADAVE TË LËSHOHEN SA MË SHPEJT NË PËRDORIM

admin

Rina Ajdari: Qëndrimet e kryetarit të Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut janë antishqiptare dhe të papranueshme

Gjyla Halili