AKTUALE

BDI: Sot, populli shqiptar në vend është nën sulm nga institucionet e shtetit të tij

Sot, populli shqiptar në vend është nën sulm nga institucionet e shtetit të tij, të cilat janë plotësisht të kapura nga interesat politike dhe etnocentriste të Qeverisë.

Për t’u mbrojtur, Kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe Prokurori i Shtetit e kanë drejtuar njëanshëm hetimin kundër shqiptarëve që kanë qenë pjesë e institucioneve të sistemit në çfarëdo forme dhe në çdo kohë.

Deklarojmë qartë se sot kundër shqiptarëve është shpallur një agresion i njëanshëm dhe i padrejtë, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për BDI-në, partitë shqiptare në pushtet, apo shqiptarët në përgjithësi.

Kjo nuk është drejtësi, kjo është hakmarrje për përfshirjen e shqiptarëve në proceset institucionale!

BDI do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar vazhdimin e këtij sulmi dhe për të siguruar drejtësi për popullin shqiptar në vend.

Banner

Related posts

Rama i reagon ashpër VV-së: Po i ngatërroni raportet ndërshtetërore me çorbën e balotazheve komunale, e doni Thaçin përjetësisht në Hagë

Gjyla Halili

Mickoski i qon të fala Kasamit! Nuk do të ketë ndryshime të emrave të rrugëve në Tetovë!

Gjyla Halili

Lladrovci: Vlerësimi për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë, është rruga për të tashmen dhe të ardhmen e ndritur

Gjyla Halili