AKTUALE

Kuzeska: Bllokada politike po e mban Maqedoninë jashtë BE-së

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, ka deklaruar se Maqedonia po largohet nga Bashkimi Evropian dhe për këtë, sipas saj, përgjegjëse janë politikat e qeverisë së kryeministrit Hristijan Mickoski.

Ajo tha në emisionin “Noqno Studio” në 4TV se qeveria po e bllokon procesin e integrimit evropian dhe po dëmton qytetarët me mungesën e reformave dhe përplasjet politike.

Kuzeska kritikoi edhe refuzimin e propozimeve për referendum, duke thënë se vendi mund të mbetet për shumë vite jashtë BE-së.

Ajo përmendi se qytetarët po përballen me rritje çmimesh dhe paga të ulëta, ndërsa sipas saj, të rinjtë po largohen nga vendi për të punuar jashtë shtetit.

Gjithashtu, ajo kritikoi edhe stilin e jetesës së kryeministrit, duke përmendur orën e tij të shtrenjtë, dhe tha se politikanët nuk e ndjejnë realitetin e qytetarëve.

Sipas saj, rreth 25.000 punëtorë sezonalë tashmë punojnë jashtë vendit, gjë që tregon, siç u shpreh ajo, problemet e mëdha ekonomike dhe sociale në vend.

Banner

Related posts

Ndahet nga jeta ish Ambasadori shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Kumbaro

Gjyla Halili

Bekim Rexhepi: Pezullimi deri në 2027 mund të sjellë pasoja për projektin

Gjyla Halili

Të mos përsëritet asnjëherë! Kovaçevski për 80 vjetorin e deportimit të hebrenjve nga Maqedonia

admin