AKTUALE

Ali Ahmeti: Sot vendoset ardhmëria e shqiptarëve dhe rajonit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se në rast se Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje sot në Ohër do të jetë historike.

Ahmeti, në një intervistë për media tha se sot do të vendoset për ardhmërinë e shqiptarëve dhe rajonit.

“Unë këtu kam ardhur me shumë miq dhe bashkëmendimtar për të inkurajuar palët që sot të arrihet një marrëveshje historike. Të presim mbase kjo do të ndodhë”.

“Unë nuk kam ardhur në cilësinë e këshillëdhënësit, por në cilësinë e një shqiptari që beson se do të bëhet mirë për shqiptarët dhe gjithë rajonin, për paqen dhe stabilitetin. Këtu vendoset ardhmëria e shqiptarëve dhe rajonit” tha Ahmeti.

Banner

Related posts

Tronditje në VLEN dhe LD, Muhamet Ahmeti: O veprojmë seriozisht, o e mbyllim me nder!”

Gjyla Halili

Mickoski: Ali Ahmeti nuk vendos nëse BDI do të largohet nga Qeveria, LSDM të merr guximin

admin

Ndërron jetë anesteziologu Tefik Alili, 70 vjet i shërbeu Tetovës

Gjyla Halili

Leave a Comment