AKTUALE

Ali Ahmeti shpreh ngushëllime me rastin e vdekjes së babait të Hashim Thaçit

Lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, njëherësh kryetar i BDI-së, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së babait të Hashim Thaçit, Haxhiut.

“Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi”, ka theksuar z. Ahmeti.

Fatmirësisht para pak ditësh e priti për ta takuar për herë të fundit heroin e Kosovës, të birin e tij që padrejtësisht po mbahet në burg, ka shkruar Ali Ahmeti, duke potencuar se “Haxhi Thaçi ishte një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, një burrë që me përkushtimin dhe edukatën e tij ndihmoi në lindjen e një epoke të re për kombin tonë”.

Ngushëllime miku im Hashim Thaçi dhe gjithë familjes Thaçi!

Banner

Related posts

Bujar Osmani: Në Çair po lind një lëvizje për ndryshim, po zgjohet një energji për t’i rezistuar shantazhit dhe korrupsionit

Gjyla Halili

Ademi: Nuk mund të ketë Qeveri stabile pa badenter!

Gjyla Halili

Imerlije Saliu,deputetja e parë me mbulesë në kuvendin e RMV-së

Gjyla Halili