AKTUALE

Universiteti i Tetovës promovon vlerat dhe frymën evropiane

Me ftesë të Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, mori pjesë në ceremoninë solemne të organizuar me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm personalitete të larta nga jeta politike, akademike, diplomatike dhe shoqërore e vendit.

Në atmosferën solemne të organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, u theksua rëndësia e ruajtjes së paqes, stabilitetit, bashkëpunimit dhe perspektivës evropiane për vendet e rajonit. Në këtë frymë, Universiteti i Tetovës mbetet i përkushtuar në avancimin e partneriteteve ndërkombëtare, pjesëmarrjen në programe evropiane dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik.

Universiteti i Tetovës, si një institucion i rëndësishëm i arsimit të lartë në vend, prej vitesh është pjesë veprimtarive që e shënojnë Ditën e Evropës, qoftë si organizator, bashkë -organizator apo pjesëmarrës në iniciativa që nxisin frymën evropiane dhe integrimin akademik në hapësirën universitare evropiane.

Banner

Related posts

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Gjyla Halili

Blerand Ramadani premton qendër moderne për të moshuarit në Saraj

Gjyla Halili

BDI: Reterimi i tërësishëm i Qeverisë për Korridorin 8, konfirmoi pastërtinë e projektit

Gjyla Halili