AKTUALE

Ali Ahmeti përkujton Zahirin, Hakifin dhe Edmondin në 27 vjetorin e rënies heroike

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot në 27 vjetorin e rënies heroike ka përkujtuar Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.

Me gjakun e tyre të pastër ujitën përjetësinë e atdheut, krismat e pushkëve të tyre u bënë kushtrim lirie dhe amanet veprimi deri në çlirimin e plotë të Kosovës sonë, për drejtësinë e së cilës punuan e luftuan deri në frymën e fundit, ka shkruar mes tjerash Ahmeti.

Postimi i plotë:

Kujtojmë sot në përvjetorin e 27-të të rënies heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, madhështinë e veprimit të tyre kombëtar dhe guximin sypatrembur që kishin në shërbim të idealit të lirisë së Kosovës.

Me gjakun e tyre të pastër ujitën përjetësinë e atdheut, krismat e pushkëve të tyre u bënë kushtrim lirie dhe amanet veprimi deri në çlirimin e plotë të Kosovës sonë, për drejtësinë e së cilës punuan e luftuan deri në frymën e fundit.

Atdhedashuria që ata kishin është përjetë frymëzimi më i mirë në rrugëtimin e kauzave për përparimin e kombit.

Lavdi e përjetshme heronjve të kombit, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës!

Banner

Related posts

Shtatori me kërkesa të larta për pushime

admin

Shuma të majme për aktivist të Lëvizjes Besa nga buxheti i taksapaguesve tetovarë/ Reagon Koordinatori i këshillatrëve të Bdi-së, Liridon Disha.

Gjyla Halili

Myftiu i Tetovës, Dr. Selver Xhemaili, mirëpret Drejtorin Rajonal të Bursës, Dr. Haluk Yıldız

Gjyla Halili