AKTUALE

Kontrolle në objektet hotelierike në Tetovë dhe Gostivar, mbyllen dy prej tyre

MPB njofton se dje (19.03.2025), nga ora 10 deri në ora 15, punonjësit e SPB Tetovë dhe DPB Gostivar, në bashkëpunim me përfaqësues nga Drejtoria e Policisë Financiare, Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit, kanë kryer kontrolle në disa objekte hotelerike në Tetovë dhe Gostivar.

Nga MPB thonë se kontrollet janë kryer me qëllim të zbulimit të tregtisë së paligjshme të drogës, ndërmjetësimit në prostitucion, pastrimit të parave, krimeve korruptive nga zyrtarë të punësuar në institucionet shtetërore që lidhen me veprimtarinë e paligjshme të subjekteve që ushtrojnë veprimtari hoteliere dhe veprimtari të tjera të paligjshme.

“Janë bërë kontrolle në 16 objekte hoteliere (TE-10 dhe GV-6), ku janë konstatuar një sërë parregullsish dhe do të përgatiten parashtresa përkatëse nga ISHP dhe DMSH, ndërsa ISHP ka mbyllur dy objekte në Tetovë”, thonë nga MPB.

Banner

Related posts

Mexhiti mesazh VMRO-së: UÇK është e SHENJTË për të gjithë ne dhe askush nuk guxon të prek aty

Gjyla Halili

Çairi dhe Qyteti i Shkupit kanë dhënë pëlqim për protestën e thirrur nga SHVL-UÇK në Sheshin Skënderbeu në Shkup

Gjyla Halili

Formula 1 e garave botërore të ujit vjen në Pogradec, Rama: Shqipëria turistike në një tjetër nivel

admin